Hajnat vjedhin kabllo me vlerë 6 mijë euro në ngrohtoren e Gjakovës

Të premten rreth orës 09:30, persona të panjohur në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë, kanë vjedhur kabllo elektrike me vlerë prej 6 mijë eurosh.

Raporti i Policisë së Kosovës:

“Rr. Gasper Karaqi, Gjakovë 24.11.2023 – 09:30. Ankuesja femër kosovare – inxhiniere e ngrohtores së qytetit, ka raportuar se person-a të panjohur kanë vjedhur dy kabllo elektrike me gjatësi 10 metra (2×5 m) në vlerë rreth 6000€ që shërbejnë për gjenerimin e rrymës. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport. /tvsyrivison/

Read Previous

Durmishi: Shoferët të mos dalin pa pajisjet e obligueshme për sezonin dimëror

Read Next

Jansha: BE-ja e ka humbur kontrollin mbi dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë