Një person nga fshati Rakovinë i Gjakovës ka raportuar në Polici se në shtëpinë e tij nga dollapi, i është vjedhur kasaforta në të cilën e kishte pistoletën me 12 fishek dhe tre karikator të zbrazët.
Rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 17:00.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në shtëpinë nga dollapi i tij, i është vjedhur kasaforta në të cilën e kishte pistoletën me 12 fishek dhe tre karikator të zbrazët. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar policia./GazetaSinjali