Guvernatorja e shtetit të Iowa-s, Kim Reynolds sot pritet ta vizitojë Kosovën.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
“Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla-Schwarz, mirëpret nesër në takim, Guvernatoren e shtetit të Iowa-s, znj. Kim Reynolds”, thuhet në njoftim.
Takimi Gërvalla- Reynolds pritet të nis nga ora 11:50 minuta në objektin e Qeverisë së Kosovës./Reporteri.net/