Guterres: Gjatë mandatit tim, nuk kam parë aq shumë viktima dhe shkatërrime sa në Gaza

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres tha se OKB dotë monitorojë një armëpushim të mundshëm në Gaza, duke shtuar se gjatë shtatë viteve të tij në detyrë, kurrë nuk ka parë aq shumë viktima dhe shkatërrim sa në Gaza.

Ai tha për AP se ishte “joreale” të mendohej se OKB-ja mund të kishte ndonjë rol në Gaza në të ardhmen, qoftë për të qeverisur territorin ose për të dërguar paqeruajtës, sepse Izraeli nuk ka gjasa ta pranojë atë rol të OKB-së.

Megjithatë, ai tha se “OKB-ja do të jetë në gjendje të mbështesë çdo armëpushim”. /abcnews.al

Read Previous

Marotta: Synojmë të përsëritim vitin e kaluar por ka edhe pretendentë të tjerë, kujdes nga Atalanta

Read Next

A do të prodhojë Ukraina së shpejti raketat e veta?