Gundogan shumë afër rikthimit në Manchester City

Ilkay Gundogan do të rikthehet në Manchester City. Sipas AS, mesfushori gjerman ka vendosur të kthehet në ish-klubin e tij pas bisedave me Pep Guardiola-n, i cili ka miratuar rikthimin e tij.

Një vit më parë, Pep Guardiola nuk mundi ta bindte Gundoganin të qëndronte në Angli, pasi mesfushori kishte një dëshirë të fortë për të transferuar te Barcelona, klubi që kishte ëndërruar gjithmonë të luante. Për këtë arsye, ai refuzoi të gjitha ofertat për rinovim nga Manchester City dhe u largua disa javë pas fitores së Ligës së Kampionëve.

Tani, pas 12 muajsh, Gundogan do të kthehet në Angli me kosto zero, ashtu siç u largua. Barcelona nuk është në gjendje të paguajë për një lojtar që ka bllokuar regjistrimin e Dani Olmos.

Ish-lojtari i Borussia Dortmundit nuk kishte ndërmend të largohej, por u detyrua të largohej për arsye financiare, pasi paga e tij arrinte rreth 20 milionë euro bruto.

Marrëveshja ndërmjet 34-vjeçarit dhe kampionëve të Anglisë do të jetë e lehtë për t’u realizuar: Gundogan kishte marrë oferta nga Arabia Saudite dhe Turqia, por ende dëshiron të jetë protagonist në kampionatin më të rëndësishëm në Evropë.

Gundogan ka luajtur 51 ndeshje me fanellën e Barcelonës dhe është bërë lojtari më i aktivizuar nga Xavi Hernandez.

Read Previous

Një chatbot i ri thuhet se “mund të dallojë” sulmet kibernetike përpara se të fillojnë

Read Next

Eliminohet defekti në fshatin Qerim, uji është lëshuar për furnizim