Guardiola: E pamundur të blejmë Haaland me shokë, rrezikojmë të mbetemi pa sulmues

Në fund të këtij sezoni, Sergio Aguero do të largohet nga Man.City, argjentinasi lë një boshllëk të madh që me sa duket do të jetë e vështirë për tu mbushur.

Pep Guardiola ngrin tifozët e City teksa përjashton “qytetarët” nga gara për të siguruar shërbimet e Messi, Lukaku apo Haaland.

“Me këto çmime nuk do të blejmë asnjë sulmues, është e pamundur. Nuk mund t’ia lejojmë vetes diçka të tillë, të gjithë klubet janë në vështirësi në këto momente, as ne nuk bëjmë përjashtim. Nuk e di se çfarë do të ndodh, sot që flasim ka më shumë gjasa të mos blejmë asnjë sulmues për sezonin e ardhshëm”, u shpreh trajneri i Man.City./NOA.al

Read Previous

Formacionet zyrtare: Real Madridi me disa mungesa përballë Eibarit

Read Next

Fëmijët me nevoja të veçanta në shkollat e Gjakovës