Grusht shteti në Mianmar do të dëmtojë jashtëzakonisht shumë ekonominë e vendit

Bizneset dhe analistët parashikojnë që grushti i shtetit në Mianmar ka të ngjarë të dëmtojë jashtëzakonisht shumë ekonominë e vendit.

Kompanitë e njohura të cilat operojnë në vend thonë se grushti i shtetit tashmë ka vënë në rrezik investime të huaja me vlerë pmiliardëshe.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë tashmë se po konsiderojnë vendosjen e sanksioneve shtesë ndaj Mianmar, i cili është një nga vendet më të varfra të rajonit.

Sidoqoftë, ndikimi i sanksioneve të SHBA mund të jetë i kufizuar sepse shumica e investimeve të vendit vijnë nga Azia.

Sipas Bankës Botërore, Singapori ishte investitori më i madh i huaj në Mianmar vitin e kaluar, duke zënë 34% të investimit të përgjithshëm të aprovuar. Hong Kong ishte investitori i dytë më i madh me 26% të investimeve.

Angazhimet e Investimeve të Huaja Direkte në Mianmar ishin me vlerë 5.5 miliardë euro në vitin fiskal 2020, i cili përfundoi në Shtator.

Pasuritë e paluajtshme dhe prodhimi secila përbënin rreth 20% të ekonomisë në vend.

Këto shifra tashmë pritej të ishin dukshëm më të ulëta këtë vit për shkak të pandemisë Covid-19./KosovaPress

Read Previous

Osmani zhvilloi bisedë telefonike me kryetarin e Kuvendit të Izraelit

Read Next

Mancini: Nuk do jem trajner i Italisë pas Kupës së Botës