Grupi i parë nga Afganistani mbërrin sot në Tiranë

Afghans crowd at the tarmac of the Kabul airport on August 16, 2021, to flee the country as the Taliban were in control of Afghanistan after President Ashraf Ghani fled the country and conceded the insurgents had won the 20-year war. (Photo by – / AFP)

Do të mbërrijë sot në Aeroportin e Rinasit kontingjenti i parë i shtetasve nga Afganistani për t’u strehuar përkohësisht në Shqipëri.

Bëhet fjalë për përkthyes dhe bashkëpunëtorë të niveleve të ndryshëm të strukturave amerikane në Afganistan. Ata do të transferohen së bashku me familjet e tyre.

Një prej anëtarëve të kabinetit Rama, është caktuar të merret me organizimin e të gjithë procesit të pritjes dhe akomodimit të afganëve, të cilët parashikohet të ndahen në disa grupe duke u strehuar në struktura të veçanta.

Afganët pritet të vendosen në konviktet e Qytetit Studenti, ndërsa një pjesë e tyre në hotele në Durrës e Tiranë.

Read Previous

Shfaqet një rast me COVID-19, Zelanda e Re shkon në bllokim

Read Next

Mbi 750 euro të falsifikuara janë konfiskuar nga Policia e Kosovës