Gripi sezonal ka prekur fëmijët, numër i madh i pacientëve në pediatri

Përhapja e gripit sezonal ka bërë që fëmijë të shumtë t’i drejtohen repartit të pediatrisë në spitalin “Isa Grezda”. Sipas shefes së këtij reparti, doktoreshës Vjollca Vula gjatë ditës këtu ofrohen rreth 50 deri në 60 vizita mjekësore.

Doktoresha apelon që prindërit të tregohen të kujdesshëm dhe të shmangin ambientet e mbyllura me shumë njerëz e poashtu të tregohet kujdes edhe me fëmijët që frekuentojnë kopshtet e qytetit, pasi është një mënyrë e mundshme e infektimit me grip.

Ndërsa sa i përket sëmundjes së duarve këmbëve dhe gojës që ishte përhapur kohëve të fundit tek fëmijët, Vula thotë se situata tashmë është më stabile, dhe ka vetëm 2 apo 3 raste brenda ditës që paraqiten në këtë repart.

Read Previous

Raporti i spitalit “Isa Grezda”

Read Next

​ATK tejkalon pritjet e inkasimit për 2021