Grezda: Moshat e reja përdoruesit më të mëdhenj të substancave narkotike

Abuzimi me substanca narkotike mbetet fenomen shqetësues në vendin tonë. Pandemia ka bërë që këtë vit të rritet dukshëm numri i përdoruesve të këtyre substancave kështu thotë shefi i repartit të sëmundjeve të varësisë dr. Ilir Grezda i cili theksoi se të prekur nga kjo dukuri janë më së shumti moshat e reja e përkatësisht gjinia mashkullore. Tutje ai bëri të ditur se në spitalin e Gjakovës, respektivisht në repartin e psikiatrisë momentalisht po trajtohen 58 persona e që fatkeqësisht mosha e tyre është nga 14- 28 vjeç.

Grezda tregoi për shkaktarët kryesorë që dërgojnë deri tek përdorimi i lëndëve narkotike dhe gjithashtu apeloi që të gjithë akterët institucional duhet të bëhen bashkë për të parandaluar këtë fenomen i cili po shkatërron rininë.

Ven të theksohet se sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë mbi 15 milionë persona në të gjithë botën kanë probleme si rrjedhojë e përdorimit të narkotikëve. Ndërsa çdo vit, të paktën 200 mijë persona vdesin nga sëmundje që janë shkaktuar nga përdorimi i drogave.

Read Previous

Escobar: Ballkanit i duhet pajtim etnik dhe jo politika nacionaliste

Read Next

​Osmani priti pjesëtarët e FSK-së që shërbyen në Kuvajt