Grenell dhe Von Cramon përplasen për Merdaren

Raportuesja për Kosovë në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, i ka reaguar ish të dërguarit të Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi, Richard, Grenell, pasi ky i fundit kaloi përmes pikës kufitare në Merdare për në Serbi, duke thënë se këtë pikë e vuri në funksion Trump.

“Donald Trump e vuri në funksionim këtë stacion të ri kalimi si pjesë e 4 Marrëveshjeve të Normalizimit Ekonomik që ai arriti”, ka shkruar Grenell në llogarinë e tij në Twitter.

Por, Cramon reagoi duke thënë se një gjë e tillë do të ishte mirë, nëse do të ishte e vërtetë, duke e ftuar që herën tjetër ai të sjell pak para.

/Reporteri/

Read Previous

Gastronomët i drejtohen Qeverisë: Presim përgjigjen tuaj nesër

Read Next

​Abbott nderon viktimat e Krushës së Madhe