Urdhrat e Mbrojtjes Civile synojnë të ndihmojnë në mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje dhe t’i mbajnë dhunuesit përgjegjës për veprimet e tyre.
Por, ka raste kur viktimat sulmohen edhe pse kanë urdhër mbrojtës.
Një rast i tillë është regjistruar së fundmi edhe në Gjakovë kur një grua u sulmua fizikisht nga bashkëshorti edhe pse kishte urdhër mbrojtje.