Granit Xhaka nominohet për “Goli i Vitit”

Granit Xhaka është nominuar për golin e vitit nga Bundesliga.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bayer Leverkuseni ka kërkuar nga fansat që të votojnë për golin e tij.

Xhaka kishte realizuar një euro gol kundër ish-skuadrës së tij, Borussia Monchengladbach.

Tani, ka ardhur koha që Bundesliga t’i shpërblejë më të mirët për vitin kalendarik.

Andaj, Xhaka ka nevojë për votat tuaja, për ta fituar çmimin e golit të vitit.

Për të votuar për golin e mesfushorit shqiptar, mund ta bëni duke klikuar KËTU. /Telegrafi/

Read Previous

​Osmani mungon në Konferencën e Ambasadorëve

Read Next

Trump do të angazhohet për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi