BE-ja propozon kufizimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 13 vjeç
Policia e Kosovës ka raportuar për disa raste të evidentuara në rajonin e Gjakovës gjatë 24 orëve të fundit, ku veçohen një grabitje në Rahovec, një rast i dhunës në familje në Gjakovë dhe vjedhja e një motoçiklete.
Raporti i plotë:
Drejtoria Rajonale Gjakovë
INCIDENTET KRIMINALE
GRABITJE
Rr. Fahri Fazliu, Rahovec / 12.07.2026 – 21:33. Është raportuar se një person i dyshuar i panjohur nën kërcënimin e armës i kishte grabitur një shumë parashë viktimës mashkull kosovar dhe ishte larguar në drejtim të panjohur. Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.
DHUNË NË FAMILJE
Gjakovë / 11.07.2026 – 18:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
VJEDHJE E MOTOQIKLETËS
Wesli CLARK, Gjakovë / 12.07.2026 – 09:30. Është raportuar se persona të panjohur i kanë vjedhur motoçikletën me targa vendore viktimës mashkull kosovar. Rasti nën hetime.
RASTET TJERA – NGJARJET:
Asgjë me rëndësi për të raportuar.