Situata e krijuar në kohët e fundit në klubin futbollistik “Vëllaznimi” vazhdon të jetë çështje e ndjeshme për secilin adhurues të futbollit apo qytetar të Gjakovës. Për këtë arsye dje edhe është mbajtur një takim me përfaqësues dhe dashamirë të klubit për të vendosur për formimin e një këshilli organizativ që sipas menaxherit Besnik Gojani të shikohet mundësia apo që të startohet me procedurat e privatizimit të klubit.
Ky ka qenë një takim frytdhënës thotë Gojani, i cili vë theksin tek prezenca e shumë emrave të mëdhenjë të sportit që do i qëndrojnë klubit afër.
Klubi është duke bashkëpunuar me biznese të ndryshme në Gjakovë dhe jashtë qytetit në mënyrë që të arrihet një marrëveshje e re për sponzorizim. Nga marrëveshjet ekzistente të hyrat pritet të mirren në mujin janar. Gojani fton të gjithë ata biznesmen e dashamirë të klubit që të marrin pjesë në takimin e radhës që do të jetë i hapur dhe masiv ku secili prej tyre mund të kontribuojë dhe ta gjej veten si aksionar i klubit. Data e këtij takimi pritet të publikohet gjatë kësaj jave.