Sot është votuar mbështetje financiare në vlerë prej 10 mijë euro për klubin futbollistik “Vëllaznimi”. Ky vendim u votua në mbledhjen e asamblesë komunale me 19 vota pro, 8 kundër dhe 1 apstenim. Anëtarët e opozitës Ali Tafarshiku dhe Mimoza Shala që ishin kundër këtij vendimi u shprehen se duan të kërkojnë llogari nga menagjmenti i këtij klubi për shumat paraprake që janë ndarë dhe që asnjë llogari nuk i’u është dhënë qytëtarëve dhe asamblelistëve për mjetet e shpenzuara.
Ekipi ynë ka kontaktuar menagjerin e klubit Besnik Gojani i cili përmes linjës telefonike ka thënë se fondet e fundit të ndara nga komuna as edhe për një muaj ni i plotesojnë nevojat e klubt ku i ka ftuar asambleistet në zyre për ti parë shpenzimet që janë berë për këtë klub.
Ai ka shtuar se klubi i ka rreth 30 antar ku secili është me pagesë dhe se për të qendruar ne poziten ku jemi duhet minimum 80 mije euro.
Tutje Gojani ka theksuar se janë dukë punuar për t’ia ndërruar statusin e klubit duke shpresuar se “Vëllaznimi” nuk do të jetë në të ardhmen barrë e komunës .