Operacioni “Goditja” për dy javë: 155 të arrestuar, 54 armë të konfiskuara

Për dy javë janë arrestuar 155 persona ndërsa janë konfiskuar 54 armë gjatë realizimit të urdhrit operativ “Goditja”, të cilin është duke e zbatuar Policia e Kosovës.

Gjatë kësaj periudhe janë kontrolluar 35 mijë e 324 vetura dhe 420 lokale.

Sipas njoftimit të Policisë, janë realizuar edhe 6 mijë e 29 pika kontrolli për automjete, 1765 prej tyre me radarë dhe alkool-test.

Policia ka bërë të ditur se zbatimi i këtij urdhri do të vazhdojë edhe në ditët në vijim./Sinjali/

Read Previous

Rreth 75 euro kushtojnë tekstet shkollore për një nxënës të klasës së parë

Read Next

Çka deklaroi Kurti pas vizitës që pati në Athinë?