Goditja e orës së fundit, Felix te Barcelona

Joao Félix është tashmë më afër përmbushjes së ëndrrës së tij për të luajtur për Barcelonën. Klubi katalan ka arritur marrëveshjen me Atléticon për transferimin e tij në “Camp Nou”.

Portugezi nuk është paraqitur në stërvitje paraditen e kësaj të premteje “për arsye personale”, i vetëdijshëm se negociatat kishin avancuar gjatë orëve të fundit.

Portugezi refuzoi ofertën e Aston Villas, pasi dëshironte me çdo kusht të luante në Champions League.

Felix rrezikoi gjithçka me qëndrimi e tij të palëkundur, porn ë fund iu plotësua dëshira për të veshur fanellën “blaugrana”, falë edhe mbështetjes së Joan Laportas dhe marrëdhënies së tij të ngushtë me menaxherin Jorge Mendes.

Felix pret thjesht zyrtarizimin e marrëveshjes, për t’i dhënë fund telenovelës së verës, ku ka pasur rolin e protagonistit kryesor. /Supersport.al/

Read Previous

Hidhet shorti për grupet e Ligës së Evropës për edicionin 2023/24, vëmendja te Grupi B

Read Next

Faton Klinaku del me reagim: I kërkoj falje publikut të gjerë