Gmail me ndryshime të reja po arrin te të gjithë përdoruesit

Sikurse premtoi kompania Google, pamja e re e Gmail po vjen ngadalë për të gjithë përdoruesit në mbarë botën.

Ndryshimet në dizajn nuk janë të mëdha, dhe ka të bëjë më shumë me rifreskimin e ndërfaqes së përdoruesit.

Seksionet Meet, Chat dhe Spaces tani janë më afër dhe janë pjesë e përvojës së re të përgjithshme dhe përfshijnë elementë nga gjuha e dizajnit Material Design 3 e Google.

Google nuk po ndalet me kaq, duke njoftuar se më vonë këtë vit përdoruesit e Gmail në pajisjet tabletë do të shohin gjithashtu përmirësime, mbështetje më të mirë për emoticon dhe më shumë veçori qasje, si dhe përmirësime të tjera.

Ata që përdorin Gmail për punë mund ta kenë marrë tashmë pamjen e re dhe Google ka lënë opsionin e kthimit në modelin e vjetër për ata që nuk i pëlqejnë vërtet ndryshimet. Nuk dihet ende për sa kohë do të jetë i disponueshëm ky opsion.

Ndërfaqja e re lëviz butonat Mail, Meet, Spaces dhe Chat në një listë të vetme në krye të shiritit anësor të majtë në vend që të shfaqë disa biseda nga çdo seksion i listës. Megjithatë, ato janë ende të lehta për t’u aksesuar sepse lista “shfaqet” kur rri pezull.

Ndryshimet janë pjesë e qasjes së re të Google ndaj paketës Workspace, e cila duhet të sjellë një stil unik dhe veçori të reja të fuqizuara nga AI, si kërkimi i përmirësuar i Gmail./Alsat.mk/

Read Previous

Kanabis dhe armë pa leje, dy të arrestuar

Read Next

Çmimet e internetit për telefona mobil në botë dhe në cilën pozitë renditet Kosova