Gjyshi dhe nipi fitues të Ligës së Kampionëve

Familja Alonso nga Spanja është e para që ka arritur të ketë dy fitues të Ligës së Kampionëve, gjyshin dhe nipin.

Chelsea ka triumfuar 1-0 ndaj Manchester Cityt në finalen e Ligës së Kampionëve, duke u kurorëzuar se ekipi më i mirë evropian në sezonin 2020/21.

Goli i vetëm në këtë finale të madhe erdhi në minutën e 42-të të ndeshjes me anë të Kai Haverzt, i cili shënoi pas asistimit të Mason Mount.

Ky triumf ishte i madh edhe për familjen Alonso nga Spanja, pasi ka dy fitues tashmë të trofeut të Ligës së Kampionëve.

Një gjysh dhe një nip, ndodh për herë të parë në histori që të jenë fitues të garës kryesore ekipore evropiane.

I pari ishte Marquitos, i cili fitoi Ligën e Kampionëve me Real Madridin (1956-1960), ndërsa Marcos Alonso këtë sezon me Chelsean. /Telegrafi/

Read Previous

Aducanumab, pretendohet të jetë ilaçi i parë për të ngadalësuar zhvillimin e sëmundjes Alzheimer

Read Next

PSG ofron 50 milionë euro për Theo Hernandez