Gjykata refuzon padinë ndaj ZRRE’së kundër shtrenjtimit të rrymës

Avokati Ardian Bajraktari ka njoftuar se Gjykata Themelore në Prishtinë e ka refuzuar padinë e dorëzuar ndaj Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, kundër vendimit për shtrenjtimin e rrymës për 16.1 përqind, shkruan Reporteri.net.

Bajraktari ka paralajmëruar se do t’i drejtohen Gjykatës së Apelit kundër këitj aktvendimi, teksa ka thënë se ankesën e kanë gati.

“Kam pranuar Aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin refuzohet kërkesa për sigurimin e Padisë tonë ndaj Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE). Tashmë, gati është Ankesa për Gjykatën e Apelit ndaj këtij Aktvendimi. Beteja ligjore kundër vendimit të ZRrE-së për ngritjen e çmimit të energjisë vazhdon!”, ka shkruar Bajraktari.

Më 11 prill, Zyra e Rregullatorit të Energjisë vendosi që rryma të shtrenjtohet për 16 përqind.

Përmes një njoftimi që patën bërë, ZRrE thoshte se rritja është për të gjitha kategoritë e konsumatorëve.

“Rritja mesatare e tarifave për të gjitha kategoritë e konsumatorëve bazuar në të Hyrat e Lejuara Maksimale është rreth 16%”, thuhej në njoftim e 11 prillit.
Ky vendim nuk i prek konsumatorët nga katër komunat veriore. /Reporteri.net/

Read Previous

Ekstradimi i Masuricës në SHBA, Haxhiu: Dëshmi e forcimit të ligjit në Kosovë

Read Next

Ish-fitues i Scudettos dhe finalist i Ligës së Kampionëve, klubi italian bie në Serie C