Gjykata e Hagës do të gjykojë luftën Ukrainë-Rusi

Gjykata e Hagës njoftoi të premten se ka juridiksion për të gjykuar pjesën më të madhe të padisë së Ukrainës mbi pushtimin e Rusisë në vitin 2022. Për këtë të fundit, Kievi kërkon kompensim.

Kujtojmë se Ukraina e çuar Rusinë në gjykatën e OKB-së disa ditë pas fillimit të luftës.

Në një seancë paraprake në Hagë, gjykata njoftoi se e konsideron çështjen nën juridiksionin e saj dhe do ta shqyrtojë atë.

“Gjykata vendosi me 15 vota pro se ka juridiksion për të shqyrtuar çështjen, bazuar në nenin 9 të Konventës për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Gjenocidit,” tha gjyqtarja Joan Donohue në një seancë që u transmetua drejtpërsëdrejti.

Në mars 2022, kur Kievi bëri dhe padinë, gjykata i bëri thirrje Rusisë të pezullojë “operacionin e saj ushtarak” në territorin e Ukrainës dhe gjithashtu u bëri thirrje të dyja palëve të përmbahen nga çdo veprim që mund të vonojë gjyqin.

Në tetor 2023, Rusia ngriti kundërshtime paraprake për juridiksionin e gjykatës dhe pranueshmërinë e kërkesës së Ukrainës.

/a2cnn/

Read Previous

​KFOR-i në patrullim përgjatë kufirit Kosovë-Serbi

Read Next

Franca kërkon pezullimin e menjëhershëm të vendimit të BQK-së për dinarin serb