Gjykata e Drejtësisë në Bashkimin Evropian (BE) do të vendosë për ankesën e tre klubeve të Superligës Evropiane, Real Madrid, Juventus dhe Barcelona për monopolin e UEFA-s.
Sipas raportimeve të spanjolles “AS”, më 11 dhe 12 korrik, janë vendosur dy seanca dëgjimore në lidhje me çështjen.
Do të jetë kjo gjykatë e BE-së, e cila do të vendosë nëse UEFA e ka monopol organizimin e garave kontinentale, siç pretendohet nga Superliga apo jo.
“Çështja është ngritur mirë nga pikëpamja ligjore dhe ne kemi besim se përfundimisht do të vijë një vendim, i cili mund të ndryshojë rendin e futbollit dhe të thyejë monopolin e UEFA-s me Champions League”, thanë burime nga Superliga për “AS”.
Në krahun tjetër, UEFA beson se drejtësia do të jetë me të dhe po u ushtron presion tre klubeve të Superligës me përjashtimin nga Champions League.
27 gjyqtarë do të vendosin për Superligën, një për çdo vend anëtar të Bashkimit Evropian. /Albanianpost.com