Gjoshi: Qeveria Kurti po e lejojnë Serbinë që të ndërtojë universitet në Kosovë

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, ka thënë se në qeverisjet e PDK-së, në Mitrovicë u ndërtua Univerisiteti “Isa Boletini”, ndërsa në qeverisjen e Vetëvendosjes po ndërtohet universitet serb parlalel.

Ai ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për heshtjen dhe ikjen nga përgjegjësia.

Deklarata e plotë e Betim Gjoshit:

Hashim Thaçi dhe PDK-ja në Mitrovicë ka ndërtuar Universitetin “Isa Boletini”, kurse Albin Kurti dhe Vetëvendosje po lejojnë Serbinë të vendosë gurthemelin e një universiteti paralel.

Albin Kurti po hesht. Nuk po e thotë asnjë fjalë. Po hesht edhe për Ministrin e tij Goran Rakiqin që po hedhë betonin në gurthemel.

Goran Rakiqi është propozuar për Ministër nga vetë e Albin Kurti.

Edhe çka duhet të ndodhë në këtë vend që Kryeministri thotë dy fjalë?

Mos ka ik prapë në Greqi a në Norvegji?

/EO/

Read Previous

Osmani: Po i rrisim kapacitetet që të mund të pranojmë sa më shumë refugjatë

Read Next

Zbulohet varri masiv në ‘Luginën e Vdekjes’ nga Lufta e Dytë Botërore