Gjobë deri në 1 mijë euro për turistët në Tivat nëse nuk respektoni këto rregullta

Autoritetet lokale të Tivatit në Mal të Zi kanë vendosur të ndalojnë lëvizjen e turistëve me rroba banje në zonat e këmbësorëve, parqet e qytetit, sheshe dhe në brendësi të qytetit.

Parashihen gjoba nga 20 deri në 1000 euro për ata që nuk respektojnë këto masa.

Parlamenti lokal gjithashtu miratoi ndryshime për rregullimin e trafikut në zonën e komunës së Tivatit, me të cilin u zgjeruan zonat e këmbësorëve, ndërsa u ndalua lëvizja skuterëve elektrikë dhe mjeteve të tjera të ngjashme.

Çiklistët janë të detyruar të lëvizin ekskluzivisht në shtigjet e biçikletave. Drejtuesit e skuterëve elektrikë dhe të ngjashme, të cilët lëvizin në zonat për këmbësorë, kërcënohen me gjoba prej 20 deri në 500 euro. /Koha.net/

Read Previous

​Pas Leicester Cityt, kjo është skuadra e dytë që siguron ngjitjen në Premier Ligë

Read Next

Shqipëria, në krye të sugjerimeve të mediave amerikane