​Pas Leicester Cityt, kjo është skuadra e dytë që siguron ngjitjen në Premier Ligë

Ipswich Town e ka siguruar ngjitjen në Premier Ligë për herë të parë që nga viti 2002. Kieran McKenna i ka dhënë fund serisë prej 22 vitesh të Ipswich larg elitës së futbollit anglez.

Ipswich Town e siguroi rikthimin në elitën e futbollit anglez pasi fitores së sotme 2:0 ndaj Huddersfield Town.

McKenna i ka ndihmuar “Djemtë e Traktorëve” gjatë këtij udhëtimi, duke e përfunduar sezonin 2022/23 të League One angleze në vendin e dytë.

Sezoni 2024/25 do të jetë i gjashti për Ipswich në Premier Ligë. Ata do t’i bashkohen kampionit të Championship, Leicester City.

Përfundimi i tyre më i lartë në Premier Ligë erdhi në sezonin 2000/01 kur ata përfunduan në vendin e pestë dhe u kualifikuan për Kupën UEFA 2001/02.

Ipswich do të bëhet zyrtarisht një ekip i Premier Ligës në AGM të Premier Ligës në qershor.

Ata do të zbulojnë ndeshjet e tyre për sezonin e ri kur programi i Premier Ligës 2024/25 të publikohet në orën 09:00 të martën më 18 qershor. Sezoni fillon më 17 gusht.

Ndërkohë, skuadrat e renditura nga vendi i tretë deri në të gjashtin – Leeds, Southampton, West Bromwich Albion dhe Norwich City – do të konkurrojnë për vendin e tretë të promovimit përmes play-off-it, i cili do të përfundojë në stadiumin “Wembley” më 26 maj. /KosovaPress/

Read Previous

Dy persona raportohen të zhdukur

Read Next

Gjobë deri në 1 mijë euro për turistët në Tivat nëse nuk respektoni këto rregullta