Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhjen e radhës, ku në rend të ditës janë dy pika me rëndësi.
Gjatë takimit të KQZ-së do të diskutohet mbi rekomandimin për lirimin e kutive të votimit, me material zgjedhor, shkruan IndeksOnline.
KQZ-ja do të rekomandojë gjithashtu që nga fondi për mbështetjen e subjekteve politike të ndalohen mjete në vlerë të shumave të gjobave që PZAP-ja i shqiptoi përgjatë fushatës zgjedhore.
Mbledhja do të fillojë në orën 13:30.
Ky është rendi i plotë i ditës:
/indeksonline/