GJKKO cakton datën e seancës paraprake ndaj Sali Berishës

Gjykata e Posaçme ka caktuar seancën paraprake për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe katër të pandehurit e tjerë. Seanca do të mbahet më 24 tetor në orën 12:00.

Dy ditë më parë Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet për Sali Berishën dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, biznesmenët Fatmir Bektashi e Xhimi Begeja dhe shtetasen Andia Pustina, duke zbritur në GJKKO kërkesën e nisjes së gjykimit lidhur me dosjen “Partizani”.

Kjo është hera e parë që një ish-kryeministër dërgohet për gjykim, ndërsa ndaj tij rëndon akuza e korrupsionit pasiv. /Euronews.al/

Read Previous

Meta zbulon lidhjen e AI me producentët e filmave horror

Read Next

Aksionet e Netflix rriten mes fitimeve të forta dhe rritjes së abonentëve të rinj