Gjithçka është publikuar!

Para ngjarjes, ishin shfaqur disa “rrjedhje” sipas të cilave fituesi do të ishte Vinicius Junior, por në fund Rodri arriti ta mposht atë me një diferencë të vogël prej vetëm 41 pikësh.

Spanjolli mori 1,170 pikë, ndërsa braziliani kishte 1,129 pikë duke përfunduar i dyti.

Kjo kishte bërë që Real Madridi të bojkotonte ceremoninë e Topit të Artë.

Në fund të javës së kaluar, organizatorët publikuan në internet zgjedhjet e secilit vend, për të hequr çdo spekulim për procesin e votimit.

Votuan 99 vende, të përfaqësuara nga një gazetar secila.

Secili bëri një TOP 10 dhe në varësi të renditjes, futbollistët e zgjedhur morën përkatësisht 12, 10, 8, 7, 6, 5, 4, 3, 2 dhe 1 pikë.

Përveç dy zgjedhjeve “klasike” për vendin e parë, Rodri dhe Vinicius, nuk munguan edhe ato më “ekzotike”, ku kishte raste edhe kur Ademola Lookman i Atalantas ishte i pari. /Telegrafi/

/telegrafi/

Read Previous

OKB i bën thirrje urgjentisht Izraelit të lejojë operacionet humanitare në Gazën veriore

Read Next

Bluesky shton 700,000 anëtarë të rinj ndërsa përdoruesit ikin nga X pas zgjedhjeve në SHBA