Gjini për aksidentin tragjik në Prizren: Dhimbje sot ka secili prej nesh

Kryetari i Gjakovës Ardian Gjini, është shprehur i pikëlluar për vdekjen e tre të rinjve nga Gjakova që humbën jetën në aksidentin tragjik në autostradën në dalje të Prizrenit.

Gjini tha se kjo ngjarje tragjike ka goditur rëndë 3 familje, por dhimbje për këtë humbje ka sot secili.

“Në emër të qytetarëve të Gjakovës ngushëlloj familjet Syla, Delija dhe Bibaj për humbjen e bijve të tyre”, tha Gjini.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmë në autostraden “Ibrahim Rugova”.

Si pasojë tre persona vdiqën e tre të tjerë u lënduan.

Dyshohet se deri tek ngjarja tragjike erdhi pas një gare automobilistike, ku njëri nga dy makinat që po garonte e humbi kontrollin dhe i goditi disa nga këmbësorët aty.

Read Previous

Kamberi: Kosova e Shqipëria nuk kanë faj që shqiptarët po garojnë në zgjedhje me dy lista

Read Next

Aksidenti tragjik në Prizren: Policia ndalon dy persona