Ky ekzekutiv i ka kaluar 3 buxhete dhe i njëjti proces i punës buxhetore është bërë përgjatë kësaj qeverisje, kështu tha kryetari në detyrë I komunës së Gjakovës Ardian Gjini në mbledhjen e sotme të asamblesë. Por buxheti I planifikuar për vitin fiskal 2022 nuk gjeti përkrahjen e shumicës. Por kjo sipas Gjinit edhe pse nuk u votua sot ky buxhet do të kaloj në dhjetor të këtij viti.
Theksojmë se buxheti që ishte planfikuar për vitin fiskal 2022 ishte në vlerën prej 27 milion e 816 mijë e 931 euro. Por ishin 18 vota kundër të cilat bënë që ky buxhet të mos kalojë.