Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini i ftuar në emisionin “Prime Time” në kanal 10, u shpreh që ” Daut Haradinaj është dikush që mund të befasojë Prishtinën në mënyrën më të jashtzakonshme të mundshme”.
Gjithashtu Gjini tha se ” Nëse qytetarët e Prishtinës do vendosin të kenë Daut Haradinaj për kryetar do shohin që ndryshimet do të jenë shumë të shpejta, të jashtzakonshme dhe shumë të mira për secilin prej tyre”.
Rikujtojmë që Ardian Gjini ka shpallur kandidaturën për kryetar të Komunës së Gjakovës.