Gjetja e eshtrave në Podujevë që dyshohet të jenë nga lufta e fundit, Policia jep detaje

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka dhënë detaje lidhur me rastin në Podujevë ku janë gjetur gjetje eshtërore e që besohet të jenë të trupit të njeriut dhe i përkasin luftës së fundit.

Në raportin e Policisë thuhet se gjetjet eshtërore janë tërhequr nga zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe janë dërguar për obduksion dhe identifikim.

“Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Ligjore, kanë realizuar urdhëresën për ekshumim në një lokacion në komunën e Podujevës, ku janë hasur gjetje eshtërore që besohet se janë të trupit të njeriut dhe i përkasin periudhës së luftës së fundit. Gjetjet eshtërore janë tërhequr nga zyrtarët e IML-së dhe janë dërguar për obduksion dhe identifikim”, thuhet në njoftimin e Policisë. /KosovaPress/

Read Previous

Shpallja e zgjedhjeve, partitë në pritje të presidentes për caktimin e datës

Read Next

Koreja e Jugut prezantohet gabimisht si Koreja e Veriut në Lojërat Olimpike