Gjermania thotë se Moldavia mund të jetë e radhës nëse Ukraina bie

Mbështetja për Ukrainën garanton mbijetesën e Moldavisë fqinje, tha të martën Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock në një konferencë për të adresuar shqetësimet për zgjerimin e ndërhyrjes ruse në rajon.

“Gjithçka që bëjmë për të mbështetur Ukrainën do të thotë gjithashtu nxitje e stabilizimit në lidhje me Moldavinë,” tha Baerbock. “Është e qartë se cili është shqetësimi më i madh i njerëzve këtu: se nëse Ukraina bie, Moldavia është vendi i radhës”./reuters/

Read Previous

Trump falënderoi Shërbimin Sekret – por a po mbrohet mjaftueshëm?

Read Next

Volkswagen mund të kursejë deri në 4.4 miliardë dollarë nga reduktimi i kapaciteteve