Gjermania regjistron mbi 5,300 refugjatë nga Ukraina

Një total prej 5,309 personave kanë hyrë në Gjermani nga Ukraina, sipas Policisë Federale gjermane.

“Por siç e dini, nuk ka kontrolle kufitare, të paktën jo kontrolle të rregullta, vetëm rastësore. Prandaj ka mundësi që më shumë njerëz kanë hyrë tashmë në Gjermani”, ka thënë një zyrtar i Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, i ka bërë thirrje Iranit të veprojë më shpejt dhe të zgjidhë të gjitha çështjet për të arritur marrëveshje që ringjall paktin bërthamor të vitit 2015, të cilin Irani ka nënshkruar me fuqitë botërore.

“Ajo çfarë duam të shohim është arritja e një marrëveshjeje në Vjenë”, u ka thënë Scholz gazetarëve të mërkurën, pas takimit që ka zhvilluar me kryeministrin izraelit, Naftali Bennett në Jerusalem.

“Tani është koha për të marrë një vendim. Kjo gjë nuk mund të shtyhet më”.

Irani ka nënshkruar marrëveshjen fillestare me Shtetet e Bashkuara, Britaninë, Francën, Gjermaninë, Rusinë dhe Kinën.

Mirëpo ish-presidenti amerikan, Donald Trump është tërhequr nga marrëveshja më 2018 dhe ka rikthyer sanksionet, duke bërë që Irani gradualisht t’iu shmanget zotimeve të bëra në marrëveshje.

/Reporteri/

Read Previous

Zelensky: Rusia dëshiron të shlyej historinë tonë

Read Next

Çmimi i thëngjillit arrin rritje rekorde