Gjermania po shqyrton dërgimin e trupave shtesë në Kosovë

Gjermania, sipas ministrit të Mbrojtjes, Boris Pistorius, mund të dërgojë trupa shtesë për të përforcuar misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR-it, pas përkeqësimit të situatës në Veri të Kosovës, meqë vendimi i Qeverisë së Kosovës për të instaluar kryetarët e sapozgjedhur në ndërtesat komunale nën asistencën e Policisë së Kosovës u kundërshtuar nga serbët lokalë.

“Pas kërkesës nga kolegia ime austriake Klaudia [Tanner], ne po shqyrtojmë nëse mund të rrisim pak angazhimin tonë brenda mandatit aktual [parlamentar] që t’i lehtësohet barra Austrisë”, tha ai për gazetarët pas takimit me homologët e tij nga Austria dhe Zvicra në Bern, raportojnë mediat gjermane.

NATO, pas situatës së përkeqësuar në Veri ka angazhuar 700 trupa shtesë në Kosovë, përveç 4 mijë trupave që veçse janë të dislokuar në Kosovë.

Ndryshe, muaj më parë, Ministria e Mbrojtjes së Turqisë, nëpërmjet një cicërime në llogarinë zyrtare në “Twitter”, njoftoi se një batalion i këmbësorisë turke është nisur në Kosovë për të mbështetur misionin paqeruajtës të NATO-s (KFOR), pas tensioneve në pjesën veriore të Kosovës.

“Pas ngjarjeve që ndodhën në Kosovë, batalioni komando i Komandës sonë të Brigadës së 65-të të Mekanizuar të Këmbësorisë (Lüleburgaz) i caktuar në rajon filloi të dislokimin në Kosovë”, thuhet në postimin e ministrisë turke të Mbrojtjes.

/AlbanianPost/

Read Previous

Rama: Së shpejti hapim ambasadën në Sarajevë, qytetarëve të Kosovës të ju mundësohet lëvizja e lirë

Read Next

Kurti: Lavdi dëshmorëve dhe nderime luftëtarëve të Betejës së Morinës