Qeveria e re Gjermane në krye me Friedrich Merz ka vendosur të shfuqizojë disa poste të dërguarish të posaçëm – përfshirë edhe postin për Ballkanin Perëndimor, të cilën e mbante Manuel Sarrazin.
Ky post ishte krijuar në vitin 2022 nga ministrja e atëhershme e Jashtme, Annalena Baerbock për të mbështetur me intensitet procesin e afrimit të rajonit me Bashkimin Evropian.
Sipas Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë ky vendim është pjesë e një premtimi qendror të qeverisë së re: shkurtimi dhe thjeshtimi i strukturave shtetërore.
“Detyrat që më parë i përkisnin dërguarit të posaçëm do të kalojnë në sektorët përkatës të ministrisë”, i tha një zëdhënës i ministrisë për Deutsche Welle.
Manuel Sarrazin, i cili e mbajti këtë post deri tani, ka qenë një figurë shumë aktive në politikën gjermane për Ballkanin Perëndimor. Ai udhëtonte rregullisht në rajon, merrte pjesë në samite dhe ndërmjetësonte mes qeverive.
Veçanërisht në kuadër të Procesit të Berlinit, Sarrazin pati një rol kyç në arritjen e marrëveshjeve për mobilitetin në kuadër të Procesit të Berlinit./Albanianpost.com