Pushtimi rus i Ukrainës ka vënë në qendër të vëmendjes mangësitë në gatishmërinë gjermane.
Tre dekada më parë, ushtria gjermane mburrej me rreth 500 mijë ushtarë, më shumë se dy mijë tanke luftarake dhe pothuajse një mijë avionë luftarakë, numra të respektueshëm për të përmbushur detyrimet e saj mbrojtëse nëse Lufta e Ftohtë ‘nxehet’ papritur.
Me rënien e Bashkimit Sovjetik dhe hapjen e Perdes së Hekurt, Gjermania filloi të shkurtonte shpenzimet e saj të mbrojtjes, të shfuqizonte rekrutim, të shkurtonte pajisjet dhe të ri kalibronte trupat e saj për një lloj të ri misioni: Ndërhyrje të shpejta jashtë vendit duke vendosur forca speciale të shkathëta. Në rendin e ri botëror, tregtia, diplomacia dhe ndihma ekonomike mund të mbështesin sigurinë, ndërsa tanket, avionët luftarakë dhe fregatat ishin anakronizma të kushtueshme.
Pas pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt, Gjermania është tronditur nga realiteti i vështirë se çmilitarizimi i saj prej vitesh nga projektimi dhe nga neglizhenca, kërkon një rishikim radikal. Kufiri i saj lindor është jo shumë larg Ukrainës më pak se gjysma e flotës së saj prej 289 tankesh Leopard 2 është operacionale; dhe sipas disa vlerësimeve, ushtria gjermane ka vetëm municion të mjaftueshëm për të përballuar rreth tre ditë luftime, shkruan Bloomberg.
“Ushtria që unë jam i privilegjuar të drejtoj është pak a shumë e zhveshur”, tha gjenerallejtënant Alfons Mais menjëherë pas pushtimit rus.
Pushtimi rus i Ukrainës ka vënë në qendër të vëmendjes mangësitë në gatishmërinë gjermane.
Tre dekada më parë, ushtria gjermane mburrej me rreth 500 mijë ushtarë, më shumë se dy mijë tanke luftarake dhe pothuajse një mijë avionë luftarakë, numra të respektueshëm për të përmbushur detyrimet e saj mbrojtëse nëse Lufta e Ftohtë ‘nxehet’ papritur.
Me rënien e Bashkimit Sovjetik dhe hapjen e Perdes së Hekurt, Gjermania filloi të shkurtonte shpenzimet e saj të mbrojtjes, të shfuqizonte rekrutim, të shkurtonte pajisjet dhe të ri kalibronte trupat e saj për një lloj të ri misioni: Ndërhyrje të shpejta jashtë vendit duke vendosur forca speciale të shkathëta. Në rendin e ri botëror, tregtia, diplomacia dhe ndihma ekonomike mund të mbështesin sigurinë, ndërsa tanket, avionët luftarakë dhe fregatat ishin anakronizma të kushtueshme.
Pas pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt, Gjermania është tronditur nga realiteti i vështirë se çmilitarizimi i saj prej vitesh nga projektimi dhe nga neglizhenca, kërkon një rishikim radikal. Kufiri i saj lindor është jo shumë larg Ukrainës më pak se gjysma e flotës së saj prej 289 tankesh Leopard 2 është operacionale; dhe sipas disa vlerësimeve, ushtria gjermane ka vetëm municion të mjaftueshëm për të përballuar rreth tre ditë luftime, shkruan Bloomberg.
“Ushtria që unë jam i privilegjuar të drejtoj është pak a shumë e zhveshur”, tha gjenerallejtënant Alfons Mais menjëherë pas pushtimit rus./Sinjali/