Gjermani: Vdes në aksident trafiku një 25 vjeçare nga Kosova

Një 25 vjeçare nga Kosova ka vdekur në një aksident trafiku në Gjermani.

Bëhet fjalë për A.T, nga Pobërgja e Deçanit

Rasti tragjik ka ndodhur në qytetin e Leipzigut.

Kështu bëri të ditur kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj.

Ramosaj iu ka shprehur ngushëllime familjes.

“Me pikëllim të thellë pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëvendëses tonë A.T nga Pobërgja, në moshën 25 vjeçare në një aksident trafiku në qytetin Leipzig të Gjermanisë”.
“Nga zemra ju shpreh ngushëllimet me të sinqerta familjes Tolaj dhe gjithë qytetarëve të Deçanit. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen!”.

/KlanKosova/

Read Previous

FSSHK i reagon Kurtit: Me gjuhë urryese po njollos punën tonë

Read Next

Dr. Ardian Jusufi zyrtarisht merr detyrën e u.d i drejtorit të spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë