Gjermani/ Kryefamiljari dyshohet se vrau familjen për falsifikimin e certifikatës së vaksinimit

Janë bërë publike detaje të reja nga ngjarja tragjike ku brenda një shtëpie ishin gjetur pesë kufoma të një familje.

Policia  gjeti dy prindërit, të dy 40 vjeç dhe tre fëmijë të moshës katër, tetë dhe 10 vjeç të vdekur nga plagët me armë zjarri në një shtëpi në Konigs Wusterhausen në jug të Berlinit të shtunën e kaluar.

Një burrë dyshohet vrau gruan e tij, tre fëmijët e më pas edhe vetën për shkak të një certifikate të vaksinimit.

Sipas hetimeve organet e rendit gjetën një letër lamtumirëse që ishte lënë nga kryefamiljari i cili dyshohet se kishte kryer aktin e rëndë.

Ai shkroi se kishte falsifikuar një certifikatë vaksinimi për gruan e tij.

Këtë e kishte kuptuar punëdhënësi i gruas dhe për pasojë çifti frikësohej se do të arrestoheshin dhe do të humbnin fëmijët e tyre.

Kështu deklaroi prokurori Gernot Bantleon, shkruan Stern.de.

Policia të shtunën kishte marrë informacion nga dëshmitarët që kishin parë trupa të pajetë brenda një banese në jug të Berlinit.

Ngjarja e tmerrshme vjen pasi Gjermania i ka forcuar kufizimet duke u përpjekur për të frenuar një valë të katërt të pandemisë së koronavirusit.

Nga muaji i kaluar, punonjësve u është kërkuar të tregojnë se janë vaksinuar, shëruar ose test negativ për COVID-19.

/KlanKosova/

Read Previous

​Varhelyi për procesin e vetingut: Nuk ka nevojë për reformim të thellë të sistemit të drejtësisë

Read Next

Nesër mblidhet Kuvendi i Kosovës