Gjakova duket se është në nivel të sigurisë sa i përket numrit të rasteve të kundervajteve dhe veprave penale.Përkundër faktit që në këto ditë ka një fluks më të madh të qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik, gjendja e sigurisë rrugore është më e mirë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.https://www.syri-vision.tv/
Komandanti i stacionit Policor Major Milazim Lumi ka thënë për televizionin Syri se ka rënie të aksidenteve dhe se gjatë këtyre ditëve të fundit nuk ka pasur asnjë aksident me pasoja fatale.Me përjashtim të disa aksidenteve me lëndime të lehta trupore e dëme materiale. https://www.syri-vision.tv/
Major Lumi ka theksuar poashtu se ka rënë dukshëm numri i rasteve të iniciuara, me theks të veçantë i rasteve të rënda, siç janë vrasjet, tentim vrasjet, vjedhjet e rënda dhe të tjera.Përkundër faktit që Qeveria e Kosovës ditë më parë mori vendim për lehtësimin e masave për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19. Policia vazhdon të monitorojë situatën dhe të shqiptojë gjobat për për të gjithë ata që shkelin ligjin anti-Covid.
Pavarësisht sfidave kjo situatë është nën kontrollë të plotë të organeve përkatëse, por megjithatë është duke u punuar në vazhdimësi që kjo gjendje të përmirësohet edhe më tej ka thënë tutje Major Lumi.Ndërsa sa I përket gjendjes së sigurisë në komunën e Gjakovës dhe zhvillimet e përgjithshme në këtë drejtim zyrtarët policor do të vazhdojnë me aktivitete ku nuk do të ketë asnjë tolerancë për drejtuesit e mjeteve të cilat shkaktojnë kundervatje të rënda e të cilat janë shkaku kryesor I aksidenteve fatale.https://www.syri-vision.tv/