Gjendet pa shenja jete një person në kulmin e shtëpisë së tij

Një person është gjetur pa shenja jete në kulmin e shtëpisë së tij në kryeqytet.

Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në fshatin Sharban të Prishtinës.

“Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore së bashku me ekipin e emergjencës të cilët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin 24-orësh.

Në vendin e ngjarjes ka dal edhe IML, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Rasti është duke u hetuar. /KosovaPress/

Read Previous

FOTO/ Evropa shkëlqen për festën e Krishtlindjes

Read Next

Dinamo Zagreb interesohet për transferimin e mbrojtësit të Kombëtares së Shqipërisë