Rreth orës 15:40 Policia ka marrë informatë se në lumin Dri në fshatin Krajk dyshohet se është gjetë një trup i pajetë.
Patrolla policore ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes edhe ka konstatuar se në lumë është gjetur një trup njeriu, dyshohet që të jetë femër.
E ndjera tashmë është gjetur nga një peshkatar që ka qenë duke peshkuar aty.
Momentalisht të gjitha njësitë policore janë në vendin e ngjarjes. Për momentin nuk është bërë identifikimi i kufomës ende.
Njofton për Tv Syrin, Shaqir Bytyqi, Zyra për informim dhe marrëdhënie me publikun në Policinë e Prizrenit.
Ndërkaq sipas burimeve të mediumit tonë, viktima dyshohet të jetë A.M, e cila dyshohet se u hodh javë më parë nga “Ura e Fshajtë në Gjakovë”.