Gjendet një person pa shenja jete

Është gjendur sot një 60 vjeçar në mëngjes pa shenja jetë në rrugën “Tirana”, në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Burovci. Sipas tij, rreth orës 08:40 është raportuar për një person pa shenja jete në rrugën “Tirana” në Prishtinë.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ftuar ekipet e mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar se trupi është pa shenja jete. Informacionet fillestare flasin që viktima është një mashkull rreth 60 vjeç. Policia është në vendin e ngjarjes dhe aktualisht po trajton të gjitha rrethanat që karakterizojnë ngjarjen me qëllim ndriçimin e plotë të saj”, tha ai.

Read Previous

Klopp dëshiron transferimin e Rodrygo Goes në Liverpool

Read Next

Legjenda e humorit shqiptar, Sevdai Radogoshi sot 63 vjeç