Autoritetet në Australi thonë se e kanë gjetur kapsulën radioaktive e cila u zhduk javën e kaluar, raporton BBC.
Shërbimet e urgjencës kishin “gjetur gjilpërën në kashtë”, deklaruan autoritetet në Australinë Perëndimore.
Një kërkim i madh u shkaktua kur objekti humbi teksa po transportohej përgjatë një rruge 1,400 kilometra nëpër Australinë Perëndimore.
Gjigandi i minierave, Rio Tinto, kërkoi falje për humbjen e pajisjes, e cila mund të kishte paraqitur një rrezik serioz nëse do trajtohej.
/GazetaSinjali/