Gjendet i vdekur në Gllaviqicë të Pejës personi që ishte raportuar si i zhdukur

Është gjetur pa shenja jete Jeton Markaj, i cili rezultonte i zhdukur që disa ditë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 10:00 kemi pranuar informatë nga një qyetetar se ka gjetur një person në fushat e fshatit Gllaviqicë të Pejës. Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia dhe ekipet emergjente, ndërsa nga mjeku është konfirmuar vdekja e tij”, tha Gashi.

Gashi tha se rasti vazhdon të hetohet.

Ndryshe, Policia e Kosovës kishte kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen e Jeton Markaj, i cili ishte zhdukuar para disa ditësh./Telegrafi/

Gjendet pa shenja jete, Jeton Markaj – rezultonte i humbur që disa ditë

Read Previous

Ancelotti: Finalja e Kupës së Botës 2030 duhet të luhet në “Bernabeu”

Read Next

Haradinaj për sulmet në Izrael: Terrorizmi s’do të fitojë