Gjendet gjallë vajza që humbi mbrëmë te Liqeni i Badovcit

Është gjetur e gjallë gruaja e cila ishte raportuar si e zhdukur dje në Graçanicë.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka bërë me dije se e njëjta që nga dje ishte strehuar nga një familje në fshatin e sipërshënuar

Pas një pune intezive hetimore dhe kërkimore, nga njësitet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Prishtinë, respektivisht zyrtarët e stacionit të Graqanicës, sot rreth orës 11:00, në fshatin Koznicë të Lipjanit, është gjetë gjallë personi i zhdukur, që është raportuar dje në Graqanicë. E njëjta që nga dje është strehuar nga një familje në fshatin e sipërshënuar. Konform procedurave ligjore po kryhen procedurat e nevojshme policore përfshirë dhe kontrollet e duhura mjekësore”, tha ajo.

Read Previous

Fillon vaksinimi kundër COVID-19 i personelit të shërbimit mjekësor të FSK-së

Read Next

Publikohet vendimi, këto janë të gjitha masat e reja që hyjnë në fuqi nga nesër