Gjendet bretkosa gjigante, fotot “pushtojnë” menjëherë rrjetin

Fshatarët në Ishujt Solomon kanë mbetur të shtangur kur kanë gjetur një bretkosë gjigante të fshehur në shkurre.

Jimmy Hugo, 35 vjeç, ishte duke gjuajtur për derra të egër në periferi të Honiara, kur gjeti bretkosën, e cila peshon më shumë se një kilogram. “Nuk mund ta besoja atë që po shihja. Ishte bretkosa më e madhe që kisha parë deri në atë moment”, tha ai. Bretkosa ishte e llojit “Guppyi Cornufer”, të cilat mendohen se janë më të mëdhatë në botë.

Read Previous

SHBA miraton vaksinën e Pfizerit për adoleshentët

Read Next

20 pikat kyçe të programit qeverisës