Gjenden armë e uniforma në një shtëpi të pabanuar në Zubin Potok

Në fshatin Prelez të Zubin Potokut, Policia e Kosovës ka gjetur armë, uniforma, karikatorë, gëzhoja dhe dokumente.

Krejt këto u gjetën në një shtëpi të pabanuar atje, derisa të njëjtat janë konfiskuar.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti po hetohet nga autoritetet kompetente.

“Fsh. Prelez, Zubin Potok / 29.03.2026-15:50. Policia gjatë patrullimit në një shtëpi të pabanuar ka gjetur dhe konfiskuar : një armë pistoletë, dy uniforma, një karikator të zbrazët të AK-së-47 , tri gëzhoja dhe disa dokumente tjera. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë. /Reporteri.net/.

Read Previous

Rritet çmimi i naftës, kalon 115 dollarë për fuçi

Read Next

Kurti: Kosova e gatshme për mision stabilizues ndërkombëtar në Gaza