Duke ju referuar qëllimit të ligjit për mbrojtje të natyrës, neni 2 parasheh: “sigurimin e së drejtës së qytetarëve për mjedis të shëndoshë, pushim dhe rekreacion në natyrë”. Kjo na lë të kuptojmë se secili ka të drejtën e plotë që të jetojë në një ambient të pastër ku dominon gjelbërimi. Mirëpo, sa është investuar në këtë fushë dhe sa rëndësi i është kushtuar hapësirave të gjelbëra ka folur Albana Hana Bakalli, udhëheqëse në sektorin e mbeturinave. Ajo ka treguar se shifra totale e investimit në këtë fushë kap vlerën prej 1 milion e 77 mijë euro.
E pyetur se cila është arsyeja qe nuk janë mbjellë lule shumëngjyrëshe në qytet, e njëjta ka thënë se lulet janë dërguar në shkolla në mënyrë që të kenë një kujdes më të shtuar për to.
Kujtojmë se ajri i pastër, mjedisi i gjelbëruar janë vetëm disa faktorë të cilët ndikojnë për një mirëqenie të shëndetshme.